COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

12 të vdekur dhe 410 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 vdekje me COVID-19.

Ndërsa, nga 8 mijë e 789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 671 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 89 mijë e 615 doza të vaksinës, prej tyre 385 mijë e 297 mijë me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 14 mijë e 501.