COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

11 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Brenda 24 orëve e Kosovës kanë vdekur 11 persona si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Tutje thuhet se 690 persona e kanë kaluar infeksionin e coronavirusit dhe janë shpallur të shëruar.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.