Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

11 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 11 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e vdekjes janë: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 833.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  ka njoftuar se 688  raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të    1 mijë e 865  të mostrave të dyshimta.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja   e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.