Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një i vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se  një i infektuar me COVID-19 ka vdekur  gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 617.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  ka njoftuar se  46  raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të 664 mostrave të dyshimta.