Rritet numri i të vdekurve brenda ditës nga COVID-19

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes  nga COVID-19 duke e rritur numrin e vdekjeve në 438 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar 471 gjithsej  mostra të marra  prej të cilëve rezultojnë 158  raste pozitive.