COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

106 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 294 testime, 106 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të MSh-së, nuk ka raste të vdekjes, ndërkaq 52 persona janë shëruar.

Asnjë person nuk është vaksinuar në 24 orët e fundit.

Në anën tjetër, në 1066 ka shkuar numri i rasteve aktive në vend.