10 qytetarë të Kosovës vdiqën në 24 orët e fundit nga coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 10 vdekje nga virusi COVID-19, duke e rritur në total numrin e viktimave në 467.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 111 raste të reja me COVID-19, duke e arritur shifrën e të infektuarve në 12,448.

Gjithashtu janë shëruar edhe 159 pacientë nga virusi COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 8,505 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3,467.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste,
komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.