10 për qind e deputetëve iranianë infektohen me coronavirus

23 anëtarë të Parlamentit iranian janë infektuar me coronavirus, njoftojnë mediat shtetërore iraniane.

Të hënën, Mohammad Mirmohammadi, këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, vdiq nga coronavirusi, raporton USA Today.

Virusi ka mbytur edhe ish-ambasadorin e Iranit në Vatikan si dhe një anëtar të zgjedhur së fundmi në Parlament.

“Këta zyrtarë kanë një marrëdhënie të ngushtë me qytetarët dhe ata mbartin viruse të ndryshme nga pjesë të ndryshme të vendit, të cilat mund të krijojnë një virus të ri, kështu që ne rekomandojmë që ligjvënësit të ndërpresin takimet me publikun hëpërhë “, tha ligjvënësi Abdolreza Mesri për mediat iraniane.

Ky shtet  u akuzua për  fshehje të informacionit në lidhje me virusin.

Kjo përqindje e  ndikimit  të coronavirusit në autoritetet e një kombi është krahasuar  me Kinën, epiqendrën e sëmundjes, ku ka 80 mijë e 151 raste të konfirmuara dhe 2.943 vdekje.