Vihuela Guitar Fest. Foto: Facebook/ Vihuela Guitar Fest

Të premten mbahet ‘Vihuela Guitar fest 2020’

Edicioni sivjetëm i festivalit, “Vihuela Guitar Fest 2020” do të mbahet të premten e ardhshme. Për shkak të situatës me COVID-19, festivali është reduktuar vetëm në një mbrëmje, ndërsa një ditë më pas do të mbahet një masterklas për kitarë.

Festivali organizohet nga shkolla e muzikës “Vihuela” në Prishtinë.

Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur se festivali mbahet të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 nëntor 2020, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

“Në natën e parë do të jetë koncerti i Amalia Miler dhe Denis Bizhgës, që nisë nga ora 19:00, në Bibliotekën Kombëtare. Ndërsa në ditën e dytë është planifikuar të mbahet një masterklas për kitarë”, ka thënë për Kallxo.com, drejtori i festivalit, Naser Dula.

Dula ka thënë se ky edicion, i teti me radhë i “Vihuela Guitar Fest” do mbahet duke respektuar masat anti- COVID-19 të vëna nga Qeveria e Kosovës.