Publikohet programi i Festivalit të Këngës për Fëmijë ‘Lyra Fest 2019’

Edicioni i sivjetëm i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për fëmijë “Lyra Fest 2019” do të mbahet më 16 nëntor 2019, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Sivjet do të prezantohen 18 këngë të përzgjedhura nga juria e konkursit të hapur muaj më parë për përzgjedhjen e pjesëmarrësve të edicioni e 13-të të “Lyra Fest 2019”.

Lista e pjesëmarrësve të edicionit të sivjetëm të këtij Festivali tashmë është bërë publike nga organizatorët.

“18 këngë dhe 23 fëmijë të moshave nga 5 deri në 12 vjet që do paraqiten në skenën e Pallatit të Kulturës në Gjakovë, të shtunën e 16 nëntorit nga ora 18:00”, thuhet ndër të tjerash në llogarinë e Festivalit në Facebook.

Këngët e këtij edicioni do të shoqërohet edhe nga kori i fëmijëve “Lyra”.

Festivali ka karakter garues dhe në fund do të ndahen edhe disa çmime për këngët më të mira të këtij edicion të “Lyra Festit”.

Festivali Organizohet nga OJQ “Neomusica” dhe ka për qëllim zbulimin dhe mbështetjen e talentëve të rinj në fushën e muzikës.