Shfaqja ‘Viganët’. Foto: Facebook/Teatri i Gjilanit

Publikohen fituesit e çmimeve të festivalit “Talia e Flakës 2022”

Organizatorët e Festivalit “Talia e Flakës” kanë publikuar fituesit të edicionit të sivjetëm të këtij festivali.

Shfaqja “Viganët”,  prodhim i Teatrit të Gjilanit ka fituar çmimin për “Shfaqjen më të mirë”. Kjo shfaqje mori edhe tri çmime tjera, për “Regjinë më të mirë” që shkoi për Ilir Bokshin, “Skenografinë më të mirë”, që iu dha Bekim Korçës dhe “Kostumografinë më të mirë” që e mori Vesa Kraja.

Çmimi për “Dramë më të mirë origjinal” iu dha Mehmet Krajës, për shfaqjen “Aromë hëne” të Teatri Kombëtar. Çmimin “Aktori më i mirë” e mori Adrian Morina, për rolin në shfaqjen “Inspektor Limi”, kurse çmimi “Aktorja më e mirë” iu dha Donikë Ahmetit, për rolin në shfaqjen ‘Aromë hëne”.

Çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” e mori Endrit Ahmetaj për rolin në shfaqjen “Gof”, ndërsa ai për “Aktoren më të mirë në rol dytësor” shkoi për Daniela Markaj, për rolin e saj në shfaqjen “Inspektor Limi”.

Në programin e edicionit të sivjetëm të këtij festivali ishin 6 shfaqje, tri prej të cilave anuluan pjesëmarrjen.

Shfaqjet: “Viganët” e  Teatri të Gjilanit, “Aroma e Hënës” e Teatri Kombëtar i Kosovës dhe , “GOF” e Teatrit “Metropol” të Tiranës, u shfaqen sipas programit.

Shfaqja ‘5 ditë mbret’ e Teatrit ‘Andon Zako Çajupi’ nga Korça nuk mundi të vinte për shkak të masave të reja anti-COVID, ndërsa shfaqjet ‘Marksistët e Leninistët e Zvicrës’ e Teatri ‘Adriana’ nga Ferizaj dhe shfaqja ‘Stiffler’ prodhim nga ‘Integra’.

Në vend të shfaqjes “Marksistët e Leninistët e Zvicrës” u dha repriza e shfaqjes “Viganët”, kurse shfaqja “Inspektor Limi” zëvendësoi shfaqjen “Stiffler”.

Festivali ‘Talia e Flakës” organizohet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.

Çmimet: