Foto: Facebook/Besnik Xhemaili.

Piktori Besnik Xhemaili prezanton Kosovën në Kinë

Piktori Besnik Xhemaili po prezanton Kosovën në edicionin e 7-të të ekspozitës Ndërkombëtare “Watercolor Art Festival”, që po mbahet në Kinë.

Ekspozita mbahet në Muzeun e Artit në Lushan të Kinës, ndërsa përveç veprës së Xhemailit në kuadër të kësaj ekspozitë është prezantuar edhe flamuri i Kosovës.

Ka qenë vetë piktori Xhemaili, i cili ka konfirmuar për KALLXO.com pjesëmarrjen në këtë ekspozitë.

“Ekspozita do të jetë e hapur deri më 10 nëntor 2021. Çdo piktor prezantohet me nga një vepër”, ka thënë Xhemaili.

Foto: Facebook/Besnik Xhemaili.