'Pesë stinët e armikut të popullit' jepet sot premierë në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Pesë stinët e armikut të popullit” me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt jepet sot në mbrëmje premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja është prodhim i qendrës Multimedia të Prishtinës, dhe në TKK shfaqet si shfaqje mysafire.

Shfaqja “Pesë stinët…” përshkruan Prishtinën e pasluftës dhe degradimin e qytetit që nisi me ndërtimet pa leje dhe vrasjen e arkitektit të saj, Rexhep Luci,  si rezultat i përpjekjeve të tij për të ndaluar degradimin nga ndërtuesit ilegal.

Në shfaqje luajnë: Armend Smajli, Shpëtim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj, Verona Koxha.