'Pesë stinët e armikut të popullit' sot në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Drama e Qendrës Multimedia, “Pesë stinët e armikut të popullit” me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt shfaqet sot, në ora 20:00 në Teatrin “Ardiana” të Qytetit të Ferizajt.

Shfaqja “Pesë stinët e armikut të popullit” është dhënë dje në mbrëmje premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja përshkruan Prishtinën e pasluftës dhe degradimin e qytetit që nisi me ndërtimet pa leje dhe vrasjen e arkitektit të saj, Rexhep Luci,  si rezultat i përpjekjeve të tij për të ndaluar degradimin nga ndërtuesit ilegal.

Në shfaqje luajnë: Armend Smajli, Shpëtim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj, Verona Koxha.