Nënshkruhet Memorandumi mes QKK-së dhe EAVE

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe EAVE kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit për edukimin audio-vizuel të qytetarëve të Kosovës.

EAVE (European Audiovisual Entreprneurs) është trajnim profesional për zhvillimin e projekteve filmike dhe për krijimin e kontakteve në mes producentëve nga e gjithë bota. Kjo platformë është themeluar në vitin 1988 për t’i bashkuar producentët nga vendet e ndryshme të botës me synimin e lehtësimit të marrëdhënieve për bashkëprodhim.

EAVE ka për qëllim kontributin në krijimin e rrjeteve të fuqishme të kontakteve të cilat do të forcojnë prodhimin e pavarur në të gjithë botën. Ky është një trajnim intensiv për një vit, i ndarë në tri punëtori.

Përmes këtij Memorandumi përfitojnë producentët kosovar të cilët pranohen në EAVE duke iu dhënë mundësia të jenë pjesë e trajnimit kryesor në Evropë.