Ndahen çmimet për Golden Globes 2023

Filmi ‘Banshees of Inisherin’ fitoi tri çmime të mëdha në ceremoninë e rikthimit të Golden Globes në Los Angeles, filmin më të mirë muzikor ose komedi dhe skenarin më të mirë, si dhe aktorin më të mirë të komedisë për yllin e tij, aktorin irlandez Colin Farrell.

Filmi autobiografik i Steven Spielberg, ‘The Fabelmans’, ishte gjithashtu një nga fituesit e mëdhenj, duke fituar filmin më të mirë dramatik.

Komedia ‘Abbott Elementary’, paraprijësi i serisë Game of Thrones ‘House of the Dragon’ dhe komedia e errët satirike ‘The White Lotu’s ishin ndër fituesit në kategoritë televizive.

Shumica e fituesve i mblodhën çmimet e tyre personalisht, pavarësisht spekulimeve se shumë yje do të mbeteshin larg ceremonisë së këtij viti për shkak të polemikave rreth organizatës pas Globes.

Evenimenti është karakterizuar me një paqartësi që kur organizatorët e saj, Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollivudit (HFPA), u akuzuan për gabime etike dhe mungesë diversiteti.

Fitues të tjerë të mëdhenj të filmit përfshijnë ‘Everything Everywhere All at Once’, i cili u solli çmime aktrimi dy nga yjet e tij, Michelle Yeoh dhe Ke Huy Quan.

Austin Butler pati një konkurrencë të ashpër për t’u emëruar aktori më i mirë i dramës, për portretizimin e tij të këngëtarit Elvis Presley në filmin biografik të ‘Baz Luhrmann’.

Cate Blanchett u emërua aktorja më e mirë e dramës për interpretimin e saj në filmin ‘Tar’, por nuk ishte e pranishme për të marrë çmimin sepse është duke punuar në një produksion në Mbretërinë e bashkuar.

Kevin Costner, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë në serialin dramatik për Yellowstone, tha paraprakisht se i vie shumë keq që nuk do t’ë jetë prezent për ta marrë çmimin personalisht për shkak të përmbytjeve të mëdha që e kanë përfshirëq aktualisht Kaliforninë.

Eddie Murphy pranoi çmimin prestigjioz Cecil B DeMille, një nga nderimet kryesore të Globes, dhe e përmendi si referëncë  ‘shuplakën e Oscars’ teksa u jepte këshilla aktorëve të rinj në fjalimin e tij.

“Për të arritur sukses, prosperitet dhe jetëgjatësi… ju thjesht bëni këto tri gjëra”, tha Murphy. “Paguajini taksat, kujdesuni për biznesin tuaj dhe mos e përmendni emrin e gruas së Will Smith”, ka satirizuar aktori Murphy.

Fituesit e tjerë që nuk ishin në ceremoni përfshinin Zendaya, e cila fitoi aktoren më të mirë të dramës televizive për ‘Euphoria’.

Filmi ‘Abbott Elementary’ u shpall seriali më i mirë komedi, ndërsa dy nga yjet e tij, Tyler James Williams dhe Quinta Brunson, morën çmimet e aktrimit.

Filmi serik ‘White Lotus’ fitoi çmimin në kategorinë e Serialeve më të Kufizuara dhe pati mirënjohje për yllin e tij Jennifer Coolidge – e vetmja aktore që u shfaq në të dy sezonet e shfaqjes.

Fitues të tjerë të aktrimit në kategoritë televizive përfshinin Jeremy Allen White për filmin ‘The Bear’ dhe Julia Garner të ‘Ozark’, e cila tha se luajtja e personazhit të saj jashtëzakonisht të popullarizuar Ruth Langmore “ka qenë dhurata më e madhe në jetën time”.

Quan, i cili luajti si fëmijë së bashku me Harrison Ford në filmin ‘Indiana Jones dhe Temple of Doom’ me regji të Steven Spielberg, u bë emocional teksa pranoi trofeun për aktorin mbështetës më të mirë të filmit./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala