Koncerit i Korit të Filharmonisë. Foto: Facebook/Filharmonia e Kosovës

Kori i Filharmonisë mban sot koncert në Gjilan

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sot një koncert në kolegjin “Don Bosko” në Gjilan.

Koncerti do të nis në ora 19:00 dhe do të dirigjohet nga Hajrullah Syla.

Sipas Filharonisë së Kosovës, gjatë këtij koncerti kori do të interpretojë vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Koncerti i Filharmonisë në Gjilan vjen pas një sërë paraqitjesh që ka bërë ky institucione në Prishtinë, Pejë e Shkup.

Koncerit i Korit të Filharmonisë. Foto: Facebook/Filharmonia e Kosovës