Këshilli i Trashëgimisë Kulturore bëhet anëtar i organizatës ndërkombëtare, ‘Culture Action Europe’

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare, “Culture Action Europe” (CAE).

KKTK, përmes një njoftimin në Facebook, bënë të ditur se me këtë anëtarësim ky institucion do të jetë një zë më shumë në hapjen e mundësive për qasje në politikat vendimmarrëse të Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht ky anëtarësim, sipas KKTK është  një hap i mirë drejtë anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare.

“Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore bëhet anëtar i organizatës ndërkombëtare ‘Culture Action Europe’. KKTK tani do të jetë një zë më shumë në hapjen e mundësive për qasje në politikat vendimmarrëse të EU. Gjithashtu ky do të jetë një hap i mirë drejtë anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KKTK.

Njoftimi për anëtarësimin e KKTK-së është dhënë edhe në faqen zyrtare të CAE-së.

Organizata CAE,  me qendër në Bruksel të Belgjikës, synonte të mbante dialog të vazhdueshëm dhe shkëmbim njohurish midis sektorit të kulturës në Evropë dhe politikëbërësve të BE-së.

 

Tashëgimia kulturore. Foto: KKTK