Hapet sot festivali dyditor muzikor ‘Playfest’ në Ferizaj

Artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë të muzikës do të bëhen bashkë për dy ditë më radhë, sot dhe nëse në kuadër të festivalit “Playfest” në Ferizaj.

Gjatë këtij festivali i cili këtë vit organizohet për herë të parë dhe nis sot , do të përformojnë artistë muzikës Jazz dhe after perfromance Alt’N Beats.

Gjatë ditës së sotme do të ketë  shumë aktivitete për fëmije duke i mbështetur edhe fëmijët me aftësi të kufizuar.

Ndërsa në mbrëmje do të performojnë artistët muzikës Jazz: Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Enesu Beu dhe aftër perfromance Alt’N Beats.

Ndërkaq, nesër në ditën e dytë të festivalit,  10 gusht 2019, do të perfromojnë DJ ndërkombëtare dhe lokal të zhanrit së muzikës elektronike.

Organizatorët kanë paralajmëruar se pjesë e këtij festivali do të jenë edhe artistin e njohur nga francez Janeret.