Insert nga filmi ‘Në kërkim të Venerës’. Foto: QKK

Filmi ‘Në kërkim të Venerës’ shfaqet nesër në festivalin e Triestes në Itali 

Filmi ‘Në kërkim të Venerës” me regji të Norika Sefës shfaqet nesër në Itali, në kuadër të festivalit, “Trieste Film Festival” në Itali. 

Regjisorja Sefa ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook se filmi isaj, “Në kërkim të Venerës” shfaqet në ora 22:00 në “Politeama Rossetti” të Triestes. 

“’Në kërkim të Venerës’ do të ketë premierën italiane në ‘Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema’ – më 22 janar, në Politeama Rossetti. 22h”, ka shkruar regjisorja Sefa në Facebook. 

Edicioni i 33 i Festivalit të filmit në Trieste të Italisë hapet sot ndërsa mbyllet më 30 janar 2022. 

Filmi “Në kërkim të Venerës”, në shkurt të 2021 pati premierën botërore në festivalin e filmit në Roterdam të Holandës ((International Film Festival Rotterdam). Në këtë festival fitoi çmimin special të jurisë (Special Jury Award).  

Pak  muaj në “Në kërkim të Venerës” mori edhe dy çmimet kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong, atë për regjinë më të mirë dhe çmimin aktorja më të për rolin kryesor të interpretuar nga Kosovare Krasniqi.   

Nga dita e djeshme, 19.01.2022, ky film ka filluar të shfaqet në Cineplexx Kosova.

Filmi përcjell përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re Dorinën. Ky përjetim e bën atë të marrë guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale. 

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. 

 “Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.