Ekspozita Recetë kuzhine. Foto: Facebook/Galeria Qahili

Ekspozita 'Recetë kuzhine' hapet sot në ‘Galerinë Qahili’

Piktori Arianit Beqiri do të hapë sot në Galerinë “Qahili” në Prishtinë ekspozitën personale, “Recetë kuzhine”.

Ekspozita hapet në ora 16:00 dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj në Galerinë “Qahili”.

Autori i kësaj ekspozite, Arianit Beqiri ka thënë për KALLXO.com se tema e kësaj ekspozite është dhuna në familje.

“Do të jenë 7 vepra që do të ekspozohen. Dy piktura, dy instalacione, dy foto dhe një video. Ndërsa tema është dhuna në familje, gjegjësisht vrasjet ndaj grave”, ka thënë piktori Beqiri për KALLXO.com.

Arianit Beqiri artist nga Prishtina, ka kryer studimet në drejtimin Arti Konceptual dhe Media të Reja. Deri tash, ka realizuar 2 ekspozita personale dhe është prezantuar edhe një ekspozitë në grupore.