‘Qahili’ dhe ETEA mbajnë aktivitet për letërsinë

Galeria “Qahili” dhe organizata ETEA do të organizojnë të mërkurën, më 19 dhjetori 2018, një aktivitet që do t’i dedikohet letërsisë.

Diskutimi, “Hijet e bardha – diskutojnë”, që në do të mbahet në Galerisë “Qahili” duke filluar nga ora 16:30 do t’i kushtohet letërsisë në përgjithësi, e në veçanti poezisë, sfidave, rrymave duke prekur shumë aspekte që karakterizojnë letërsinë në kohën e sotme.

Kjo ngjarje organizohet me rastin e mbylljes së ekspozitës me poezi “Hijet e bardha – Festa e shkrimtarëve” të organizuar nga Galeria “Qahili” dhe organizata “ETEA”.

Me këtë rast do të bëhet edhe shpallja e poezisë fituese e ekspozitës e cila mblodhi 70 shkrimtarë, të cilët kanë ekspozuar mbi 110 poezi, që nga data 1 dhjetor 2018.