Artistja gjermane Monika Kropshofer me ekspozitë në Galerinë ‘Qahili' 

Galeria “Qahili” në Prishinë do të hapë më 30 shtator 2019 ekspozitën personale “Realitete të zgjeruara” të artistes gjermane, Monika Kropshofer.

Përmes një njoftimin menaxhmenti i Galerisë Qahili njofton se Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut – fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj.

‘Arkitektura dhe elementet e saj – fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat e laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer. Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës”, thuhet në njoftimin e Galalerisë “Qahili”.

Ekspozita është kuruar nga artistja Tamara Tziroulnikoff dhe do të jetë e hapur deri më 12 tetor 2019.