Dy filma shfaqen sot në Prishtinë në kuadër të Festivalit të Filmit Evropian

Filmi “Diamantino” dhe dokumentari “Homo Sapiens” shfaqen sot në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë nga ora 16:00 deri në 18:00.

Filmat shfaqen në kuadër të Festivali i Filmit Evropian që është duke u mbajtur në Kosovë.

“Filmi “Diamantino” – fitues i çmimit të madh të Festivalit të Kanës, rrëfen tregimin komik të super-yllit të futbollit portugez; dhe filmi dokumentar “Homo Sapiens”,  ju sjell pamje mahnitëse të vendeve të harruara”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Evropës në Kosovë(Europe House Kosovo), në Facebook.

 Për herë të tretë në Kosovës është duke u mbajtur Festivali i Filmit Evropian.

Festivali i Filmit Evropian është ndër ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë Evropiane dhe botërore, që mbahet çdo vit, me traditë 30 vjeçare, dhe mbështetët nga Bashkimi Evropian, e organizohet dhe mbikëqyret nga CineEuropa, konventa më e madhe e kinematografisë në Evropë.

 

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali mbyllet me 30 korrik 2021 me ndarje e çmimeve të festivalit.

 

Europe House Kosovo, Festivali, Filmi