Coronavirusi në Shqipëri, anulohen aktivitetet kulturore

Për shkak të përhapjes së Coronavirusit, Shqipëria anulon të gjitha aktivitetet kulturore deri më 3 prill 2020.

Pas verifikimit të rasteve të para të prekura me Coronavirus në Shqipëri, Qeveria e Tiranës ka vënë në lëvizje masat e planifikuara, sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, Ministria e Kulturës në Tiranë ka vendosni të anulojë të gjitha mbledhjet në salla të mbyllura me numër të madh spektatorësh, si koncerte, shfaqje teatrale, shfaqje operistike apo baleti.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti ka shkruar në Facebook, se do të monitorohen të gjitha institucionet dhe do të merren të gjitha masat për të mos krijuar grumbullime njerëzish, si në salla muzesh, ekspozita, etj.

“Ashtu si në vende të tjera të prekura nga virusi i ri COVID-19, edhe në Shqipëri jemi të detyruar të pezullojmë momentalisht çdo aktivitet kulturor dhe artistik, duke përfshirë shfaqjet, koncertet, konferencat apo aktivitete të kësaj natyre”, ka shkruan ministrja Margariti.