Ballina e librit 'Terminologjia e kompjuteristikës në gjuhën shqipe'. Foto: Isa Vatovci

Botohet studimi për terminologjinë kompjuteristike në gjuhën shqipe

Libri monografik “Terminologjia e kompjuteristikës në gjuhën shqipe”, i hartuar nga studiuesi Abdurrahim Maxhuni, është një kontribut me rëndësi në fushën e terminologjisë, në njërën prej fushave relativisht të reja në gjuhën shqipe, atë të terminologjisë së kompjuteristikës.

Rezultatet e arritura në këtë botim dëshmojnë se në fushën e terminologjisë shqipe janë shtuar përpjekjet për studimin e një prej fushave më të rëndësishme të shqipes moderne.

Studimi sjell një korpus të pasur me fjalë-terma nga kjo fushë që përfshijnë rreth 1,000 njësi leksikore (terma).

Në studimet gjuhësore të viteve të fundit gjithnjë e më tepër terminologjia është bërë njëra ndër fushat e studimit të gjuhës, e cila po tërheq vëmendjen e studiuesve.

Libri ka gjithsej 248 faqe tekst dhe 7 kapituj në kuadër të të cilëve studiuesi Maxhuni ka shtrirë rezultatet e tij në fushën e studimeve terminologjike kompjuteristike gjuhësore. Terminologjia e kompjuteristikës në tekste shkollore është trajtuar si pjesë e veçantë.

Libri është botuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë.

Ballina e librit, ‘Terminologjia e kompjuteristikës në gjuhën shqipe’. Foto: Isa Vatovci