Ballina e librit ‘E folmja e Gjakovës’. Foto: Kallxo.com

Botohet libri për pasurinë gjuhësore të Gjakovës

Instituti Albanologjik i Kosovës ka botuar librin, “E folmja e Gjakovës (fonetika dhe morfologjia)”, të studiuesit Naim Berisha.

Rezultatet e këtij botimi kanë për qëllim të vënë në dukje disa dukuri (fonetike e morfologjike) përmes të cilave pasqyrohen veçantitë gjuhësore të folmes së Gjakovës. Por, edhe zhvillimet e përbashkëta me të folmet e tjera përreth dhe më gjerë.

Përveç të gjeturave dhe konstatimeve autori ka bërë përpjekje të pasqyrojë në mënyrë besnike edhe rezultatet e studiuesve të tjerë për të folmet e ndryshme të shqipes.

“Autori me përkushtim të madh e kujdes të veçantë ka nxjerrë në pah pasurinë gjuhësore të kësaj të folmeje dhe karakteristikat e saj fonetike e morfologjike, duke i krahasuar edhe me të folmet e tjera të gegërishtes dhe me atë të shqipes standarde”, ka shkruar studiuesi Abdurrahim Maxhuni.

 

Ballina e librit ‘E folmja e Gjakovës’. Foto: Kallxo.com