Akademia Suedeze i shkruan AShAK-ut, mbron Çmimin Nobel për Peter Handken

Akademia Suedeze e Shkencave i është përgjigjur letrës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes cilës një muaj më parë, kjo e fundit kishte kërkuar anulimin e Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin kontrovers austriak Peter Handke.

Përmes kësaj letre, Akademia Suedeze konfirmon se qëndron prapa vendimit për dhënien e çmimit Nobel për Letërsi për 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë publike letrën e pranuar nga Akademia Suedeze.

Sipas letrës së Akademisë Suedeze, drejtuar ASHAK-ut, Komiteti i Nobel-it i ka vlerësuar qëllimet që qëndrojnë pas veprës letrare të Handke në mënyrë tjetër nga ASHAK dhe Komiteti “ka arritur në përfundimin se vendimi për dhënien e çmimit për të është në pajtim të plotë me qëllimin e shprehur në testamentin e Alfred Nobelit”.

“Është e qartë se Handke kuptohet në mënyra të ndryshme. Çmimi Nobel ndahet për arritje. Kur një Handke shpërblehet me çmim, synimi është të vlerësohet vepra e tij e jashtëzakonshme letrare, e jo personi. Çmimi Nobel për fizikë ose kimi ndahet për zbulim, pavarësisht nga personi; çmimi në letërsi ndahet për zbulimin dhe zhvillimin e një mënyre të re të të shkruarit, pavarësisht nga personi. Vetëm vlerësimi estetik dhe asgjë tjetër përpos këtij vlerësimi është mesazhi që nënkupton ndarja e këtij çmimi”, thuhet ndër të tjerash në letrën e Akademisë Suedeze.

Me tej në letër thuhet se komiteti beson se në një shoqëri të hapur duhet të ketë vend për mendime të ndryshme për autorët dhe se duhet të ketë vend për interpretime të ndryshme dhe të arsyeshme të veprave të tyre letrare.

“Ne duhet të përpiqemi të respektojmë secilin, pavarësisht nga pikëpamjet e krejtësisht të ndryshme për çështje të rëndësishme. Në kuptim të kësaj që u tha gjithashtu besojmë se është e rëndësisë më të lartë në funksion të demokracisë dhe një dialogu të arsyeshëm që ne kemi vendosur të mbështetemi në gjetjet e ligjshme të gjykatave të tilla si Tribunal i Hagës. Gjetjet e Tribunalit për ne janë pjesë thelbësore e të kuptuarit të historisë tragjike të Evropës, nga e cila të gjithë shpresojmë se mund të mësojmë”, thuhet letrën e Akademisë Suedeze të Shkencave që mbanë firmën e Anders Olsson, kryesues i Komitetit të Nobelit.

Një muaj më parë Akademia Suedeze shpalli shkrimtarin austriak Peter Handke fitues të Çmimit Nobel për letërsi për 2019.

Ky vendim ngjalli reagime të ashpra në Kosovës, duke kërkuar edhe anulimin e këtij vendimi. Edhe AShAK -ut përmes një letre dërguar akademisë suedeze të Shkencave kishte kërkuar anulimin e vendimit për dhënien e çmimit Nobel për letërsinë austriakut Peter Handke.

Shkrimtari austriak njihet si përkrahës i Sllobodan Millosheviqit. Madje ai i qëndroi në krah diktatorit serb edhe pas dëshmimit të qindra masakrave të kryera në ish-Jugosllavi nga forcat serbe të drejtuara nga Millosheviqi.