Foto: NOBELPRIZE

Romancieri Abdulrazak Gurnah fiton çmimi ‘Nobel” për 2021

Romancieri Abdulrazak Gurnah ka fituar çmimi “Nobel” në Letërsi për 2021.

“Çmimi ‘Nobel’ për 2021 i jepet romancierit Abdulrazak Gurnah, për depërtimin e tij të pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit midis kulturave dhe kontinenteve”, thuhet në njoftimin e Akademisë suedeze.

Abdulrazak Gurnah ka lindur më 1948 në Zanzibar (Tanzani). Në vitet 1960 ai si refugjat u vendos në Britani të Madhe.

Gurnah ka botuar dhjetëra romane dhe një numër tregimesh të cilat trajtojnë tema e refugjatit dhe epokës postkoloniale.

Deri në pensionin ai ishte profesor i letërsisë angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, Canterbury.