array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e manipuluar e Albin Kurtit

Deklarata

I Hypi Xhipit Zi !
Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video e publikuar më 20 tetor 2022 nga faqja e internetit Drenica Graphic është e ndryshuar dhe e rreme. Në videon e Albin Kurtit të bërë nga një veturë, ai nuk ka folur për ëhipat e zinjë dhe pushtetarët. Kjo faqe e ka kombinuar zërin e Albin Kurtit të bërë nga një takim i tij me aktivistët e LVV-së para se kjo parti të vinte në pushtet. Fjalimi i përdorur në këtë video është dhënë gjatë një takim i fushatës zgjedhore i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 1 nëntor 2013, deri sa ka qenë në opozitë. 

Artikulli

Më 20 tetor 2022 faqja e internetit, Drenica Graphic publikoi një video të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti teksa flet për xhipat e truprojat e politikanëve.

Përmbajtja e kësaj video është e manipuluar. Në atë video Kurti thotë: “ju i keni  parë politikanët kur zbresin tek qytetarët, zbresin prej xhipave të blinduar e me xhama të errësuar ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë. E nëse del prej xhipit të sheh mrrolshëm truproja i tij sepse truproja i tij e di më mirë se ne që qytetarët kanë shumë aryse për t’i bërë diçka atij politikani që ky po i’a ruan vetëm trupin sepse ndoshta, krejt çfarë ka të ruajë është trupi pasi mendja i ka ikë moti”.

Kryepometri ka gjetur se video e postuar në këtë faqe është e manipuluar dhe e rreme. Në videon e Albin Kurtit të bërë nga një veturë, ai nuk ka folur për xhipat e zinjë dhe pushtetarët.

Kjo faqe e ka kombinuar zërin e Albin Kurtit të bërë nga një takim i tij me aktivistët e LVV-së para se kjo parti të vinte në pushtet.

Fjalimi i përdorur në këtë video është dhënë gjatë një takimi të fushatës zgjedhore i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 1 nëntor 2013, deri sa kjo parti ka qenë në opozitë, ndërsa pamja e shpërndarë nga kjo faqe shfaqë Kurtin në një makinë teksa u adresohet qytetarëve në periudhën si kryeministër i Kosovës.