array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e fabrikuar e Presidentit të Francës Emmanuel Macron 

Deklarata

Video në të cilën shihet ftyra e Presidentit të Francës Emmanuel Makron me përshkrimin “E NJIHNI KETE..??”, duke ia shtuar disa flamuj që simbolizojnë komunitetin LGBTQI

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video në të cilën shihet ftyra e Presidentit të Francës Emmanuel Makron me përshkrimin “E NJIHNI KETE..??”, duke ia shtuar disa flamuj që simbolizojnë komunitetin LGBTQI është e fabrikuar. Video e viteve të 80-ta është manipuluar përmes inteligjencës artificiale duke e vendosur fytyren e Presidentit të Francës, Emanuel Makron në secilin person që shfaqet në video. Video reale është xhiruar në vitet e 80-ta, që i bie që Emmanuel Macron i lindur në vitin 1977, në atë kohë ka qenë minor.

Artikulli

Më 05.06.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva 1 dhe 2) një video në të cilën shihet fytyra e Presidentit të Francës Emmanuel Makron me përshkrimin “E NJIHNI KETE..??”, duke ia shtuar disa flamujë që simbolizojnë komunitetin LGBTQI.

Videos i është shtuar një fotografi në formë të zemrës e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymr Zelensky.

Krypometër ka gjetur se një video e viteve të 80-ta është manipuluar përmes inteligjencës artificiale duke e vendosur ftyren e Presidentit të Francës, Emanuel Makron në secilin person që shfaqet në video. 

Përmes kërkimit të pamjeve që paraqiten në këtë video, Krypometër ka gjetur videot reale (part 1 dhe part 2), e xhiruar në vitet e 80-ta, e në të cilën shihen disa persona duke kërcyer në një klub nate në Amerikë. Në videon reale nuk është Makron.

Video është fabrikuar përmes inteligjencës artificiale duke paraqitur ftyrën e Presidentit Makron në secilon personazh që shfaqet në video. Meqë janë personazhe të ndryshme, në videon e fabrikuar, Makron shfaqet me forma e ngjyra të ndryshme të flokëve.

Për më tepër, Emmanuel Macron ka lindur në vitin 1977, që i bie se në vitet e 80-ta ai ka qenë minor.

E njëjta video është publikuar në disa faqe të tjera në Facebook dhe X, pasi e njëjta është vlerësuar nga verifikuesit tjerë të fakteve nëpër botë, si: ‘Reuters’, Fullfact.org dhe mythdetector.ge.

Reuters ka vlerësuar se video është fabrikuar duke përdorë inteligjencën artificiale në atë mënyrë që fytyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron është vendosur në disa valltarë të viteve të 80-ta. Videon e kanë vlerësuar  të fabrikuar edhe varifikuesit e fakteve në Fullfact.org dhe mythdetector.ge.

Emmanuel Macron është presidenti i tetë i Republikës së Pestë të Francës. Ai nisi lëvizjen “En Marche!”, i themeluar më 6 prill 2016 dhe ishte drejtues i saj deri në fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale më 7 maj 2017.

Më 24 prill 2022, Emmanuel Macron u rizgjodh President i Republikës.

Ai studioi filozofi dhe më vonë ndoqi Ecole Nationale d’Administration (ENA) ku diplomoi në vitin 2004. Macron më pas iu bashkua Inspektoratit të Përgjithshëm të Financave ku punoi për katër vjet përpara se të hynte në sektorin bankar.

Në vitin 2012 u emërua Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës. Ai u largua nga detyra në korrik 2014 dhe shërbeu si Ministër për Ekonominë, Industrinë dhe Çështjet Digjitale nga gushti 2014 deri në gusht 2016.