array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Situata në Rafah është e vështirë, por video është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

Deklarata

Ne ëndërronim vetëm një jetë që i ngjante jetës; #RafahOnFire

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Situata në qytetin Rafah është e vështirë, mirëpo video e publikuar me mbishkrimin “ne ëndërronim vetëm një jetë që i ngjante jetës; #RafahOnFire” nuk është reale. Bazuar në vlerësimin e bërë nga dy aplikacione për vlerësim të videove të fabrikuara, “Hive” dhe “InVID”, video është vlerësuar si 99% e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. Video si e fabrikuar ishte vlerësuar edhe nga “USA Taday” bazuar edhe një vlerësim të bërë nga Walter Scheirer, profesor inxhinierie në Notre Dame.

Artikulli

Më 27.05. 2024 faqja Mbështetësit e Drejtësisë (arkiva 1 dhe 2) ka publikuar një video me pamje të një kampi refugjatësh në flakë, si dhe pamje të qytetarëve.

Po ashtu, videos i është vënë përshkrimi “Rafah on fire” (Rafah në flakë).

Krypometri ka gjetur se kjo video është shpërndarë edhe në faqe tjera të huaja, me pretendim se janë pamje nga bombardimet e Izraelit në Rafah.

Si e tillë, kjo video ka qarkulluar në internet edhe gjatë vitit 2023.

Më 03.06.2024 USA Today bëri një fact check për këtë video të shpërndarë nëpër rrjete sociale duke sqaruar se “Pamje imagjinare e eksplozimit në Rafah është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.

USA Today sqaroi se “Një postim në Instagram më 29 maj 2024 publikoi flakë dhe tym që mbi një grup tendash. Fjala ‘Rafah’, një qytet në jug të Gazës, është shkruar me shkronja të bardha në imazh.

Walter Scheirer, profesor inxhinierie në Notre Dame, i cili ka fushë të njohjes vizuale i kishte thënë “USA TODAY” se video ishte gjeneruar nga AI (Inteligjenca Artificiale).

“Imazhi nuk është fotorealistik dhe ka stilin karikatural, i cili shpesh shihet në rezultatet e modeleve AI .”- tha ai.

Krypometër ka kontrolluar videon e publikuar edhe nga dy aplikacione që verifikojnë vërtetësitë e videove. “Aplikacioni Hive Moderation për gjetje të krijimeve me AI gjeti se imazhi ka mundësi të 99.9% që të jetë i gjeneruar nga AI.

Edhe InVID, që mundëson detektimin e videove të fabrikuara, ka thënë se video 93% është e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale.

Së paku 45 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit të forcave izraelite në Rafah të Gazas, në muajin maj 2024.

Sulmi në Rafah ka rritur tensionet me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Joe Biden dhe Netanyahu janë grindur publikisht për luftën. 

Bideni vendosi në maj ta pezullojë përkohësisht dërgimin e bombave të caktuara të rënda, për shkak të shqetësimeve për numrin e madh të viktimave civile.

“Civilë janë vrarë në Gza si pasojë e këtye bombave dhe mënyra tjera që kanë ndjekur qendrat e populluara”, ka thënë Biden për CNN. “E kam bërë te qartë se nëse hyjnë në Rafah, nuk do furnizojmë me armë”, shtoi tutje ai.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 07.10.2023, prej kur u vranë rreth 1,200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37,000 persona.