array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se pjesëtari i FSK-së komentoi në përkrahje të Hamasit

Deklarata

Pjesëtari i FSK’së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje

Pjesëtari i FSK’së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi i publikuar në Gazetën Metro me titull “Pjesëtari i FSK’së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje”- është i rremë. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se personi që ka bërë një koment të tillë nuk është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. I njëjti ka qenë pjesë e FSK-së, mirëpo është demilitarizuar në vitin 2018. Krypometri ka kontaktuar edhe me personin e apostrofuar, i cili poashtu ka thënë se nga viti 2018 nuk është pjesë e FSK-së.

Artikulli

Më 11 tetor 2023 Gazeta Metro (arkiva) ka publikuar një artikull më titull “Pjesëtari i FSK’së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje” (arkiva).

Gazeta Metro ka raportuar se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka komentuar në lajmin në të cilin në Izrael dje u vranë të paktën 40 foshnje, duke shprehur respekt për Hamasin, të cilët sipas tij kanë qenë profesionalist në këtë masakër.

“Pjesëtari i FSK’së, Hajzer Shyti nga Mitrovica, ka komentuar në një postim në Facebook, duke thënë se edhe këto foshnje ishin bërë si izraelitët”- thuhet brenda këtij artikulli.

Shyti në profilin e tij në Facebook ka fotografi me uniformë të FSK-së, mirëpo tek punësimi ka treguar se në të kaluarën ka qenë pjesë e FSK-së ndërsa aktualisht punon si instruktor personal për fitnes. 

Lidhur më këtë shkrim ka reaguar Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate përmes të cilës sqarojnë se lajmi nga kjo gazetë është shpifje, ngase Shyti nuk është më pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Njoftojmë mediat dhe qytetarët se emri i lakuar i qytetarit Hajzer Shyti, në portalin METRO, nuk ka të bëjë fare me FSK-në, i apostrofuari është demobilizuar prej FSK-së para 5 (pesë) viteve”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Krypometri ka kontaktuar edhe personin e aprostrofuar në lajmin e Gazetës Metro, Hajrez Shytin, i cili e ka konfirmuar se nuk është më pjesë e FSK-së

“Prej vitit 2018 nuk jam më pjesë e FSK-së”- ka deklaruar ai për Krypometrin.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje që lajmet që kanë të bëjnë me imazhin e ushtrisë, fillimisht të verifikohen.

“Lusim mediat që, çdo herë e aq më tepër në rrethana të jashtëzakonshme  të verifikojnë lajmet e rreme që kanë të bëjnë me  imazhin e  ushtrisë  e të shtetit. Të kenë kujdes të mos japin lajme të pa verifikuara, se kështu i bëjnë shërbim vetëm atyre që nuk e duan shtetin e Kosovës dhe sigurinë e saj”- thuhet më tej në njoftim.

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin terrorist të militantëve të Hamasit ndaj shtetit të Izraelit, si pasojë e të cilin qindra civilë janë vrarë e shumë tjerë janë plagosur. 

Sipas të dhënave të fundit nga BBC numri i të vdekurve në Izreal ka arritur në 1,200 që nga sulmet e ditës së shtunë, derisa më shumë se 1,100 persona në Gaza kanë vdekur si pasojë e kundër- sulmeve ajrore nga Izraeli. Derisa, mediat lokale raportojnë për mijëra të plagosur si dhe dëme materiale në infrastrukturë e objekte banimi.