array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena rreth vendimit të Qeverisë për veriun 

Deklarata

Qeveria Ia “Mësyen” Sërish Veriut, Merr Vendim Për…

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shpall me interes të veçantë publik disa prona të paluajtshme në veri të Kosovës me qëllim të realizimit të “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”. Ky vendim nuk ka të bëjë me cështje të sigurisë dhe as me Forcat e Sigurisë së Kosovës. Titulli me qëllim të tërheqjes së klikimeve, si dhe fotografia në të cilën shihet një autoblind e FSK-së janë të rreme.

Artikulli

Më 16 janar 2023, faqja e internetit info.active24live.com ka publikuar një lajm me titullin “Qeveria Ia “Mësyen” Sërish Veriut, Merr Vendim Për…”.

Ky lajm më pas është shpërndarë në faqet e rrjetit social Facebook, KosovaOnline, Njësia Speciale RKS dhe në faqen Kosova Info.

Po ashtu linku i njëjtë është shpërndarë në dy grupe të Facebook, Prishtina me VETËVENDOSJE-në dhe në Kosova Online.

Në tekstin flitet për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”.

Siç thuhet në lajm, këto projekte parashihen të realizohen në dy zona kadastrale Dren dhe Leshak, pjesë të Komunës së Leposaviqit.

Ç’orientuese në këtë rast është se titulli nuk është i plotë, ndërsa lajmi është ilustruar me një fotografi që shihet kryeministri Albin Kurti dhe një automjet i blinduar ushtarak i FSK-së duke lënë hapësirë që të nënkuptohen gjëra të tjera.