array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për rregullat e reja në trafik dhe ligjin e ri të policisë

Deklarata

Ligj i ri! Kujdes nga nesër nëse e Bëni këtë gjë Gjatë vozitjes, Ju merret Patent Shoferi dhe 300 Euro Gjoba!

Media

Vlerësimi

Rrenë

Titulli dhe përmbajtja e artikullit “Ligj i ri! Kujdes nga nesër nëse e Bëni këtë gjë Gjatë vozitjes, Ju merret Patent Shoferi dhe 300 Euro Gjoba!” janë të rreme. Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka ligj të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Në zbatim është ligji i vitit 2016, i cili parasheh një gjobë prej 40 euro për personat madhor që nuk kanë të vendosur rripin e sigurisë.

Artikulli

Faqja në internet banglacontent24.com ka publikuar lajmin më 26 korrik 2022, me titulln “Ligj i ri! Kujdes nga nesër nëse e Bëni këtë gjë Gjatë vozitjes, Ju merret Patentë Shoferi dhe 300 Euro Gjoba!”. I njëjti lajm është publikuar edhe në faqen në internet newsmedia666.com, me datë, 27 korrik 2022.  

Ky lajm, me datë 26 dhe 27 korrik 2022, është shpërndarë në Facebook nga disa faqe, si: “Gazeta Prishtina”, Gazeta Lajmi, Hitet e Vjetra, Lajmi Sot. I njëjti lajm, me përmbajtje dhe titull të njëjtë, qarkullon në internet dhe facebook që nga viti 2021.

Faqja “Specialja” e ka shpërndarë lajmin në Facebook me 18 shtator 2021. Gazeta Plisi e ka shpërndarë me 26 tetor 2021, kurse Shigjeta.tv e ka shpërndarë me 20 maj 2022. 

Në përmbatje të tekstit thuhet se është marrë vendim që personi që ulet mbrapa në ulëset e veturës duhet të vendosë rripin e sigurimit. Personat që nuk e vendosin rripin e sigurisë, sipas këtij shkrimi, thuhet se mund të gjobiten nga 150 deri në 300 euro dhe merret patent shoferi.

Policia e Kosovës, në një përgjigje për KALLXO.com, thotë se përmbajtja e këtij artikulli është e rreme.

“Sa i përket pyetjes tuaj, për vërtetësinë e një lajmi të postuar, ku përmendet se është ndryshuar ligji dhe policia do të ndërrmer këto masa për mos përdorim të rripit të sigurisë, është i pavertetë, sepse ligji për rregullat e sigurisë 05/L-088, nuk ka ndryshuar që nga koha e hyrjes në fuqi në vitin 2016”, thuhet në përgjigjet e zyrës për informim dhe marrëdhënie me publikun të Policisë së Kosovës.

Sa i përket sigurisë rrugore, Policia e Kosovës thot se janë duke zbatuar Ligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, si  dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Policia, po ashtu ka treguar se cilat nene të këtyre ligjeve parashohin se kur dhe si ndëshkohen pjesëmarrësit në komunikacion që nuk përdorin rripin e sigurisë.

“Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili bartë persona të mitur, respektivisht personi i moshës madhore, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni”, thuhet në pikën 3 të nenit 187 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili flet për vendosjen e rripit të sigurisë.