array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pal Lekaj

Rrena e dytë e Pal Lekajt

Deklarata

Pal Lekaj: Asfaltimit të rrugës së “Gorenjes” po i vije fundi. E tëra do të përfundoj deri më 10 shtator.

 

Pal Lekaj

Vlerësimi

Rrenë

 Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, për herë të dytë, nuk i ka dal parashikimi i bërë për përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në dalje të Prishtinës në drejtim të Gjilanit. Punimet në këtë rrugë kanë nisur në muajin maj, ndërsa ishte planifikuar që punimet do të përfundonin për 77 ditë kalendarike. Por, tashmë kanë kaluar të gjitha afatet dhe rruga nuk është përfunduar. KALLXO.com e ka vizituar rrugën, në të cilën po vazhdojnë punimet.

Artikulli

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, më 26 gusht ishte zotuar se deri më 10 shtator do të përfundojnë punimet për  zgjerimin e segmentit rrugor në dalje të Prishtinës, në magjistralen që lidh kryeqytetin me komunën e Gjilanit.

“PO NDODH TANI! Asfaltimit të rrugës së “Gorenjes”, njëra nga shumë projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në mbarë vendin që janë pjesë e rrjetit tonë ndër urban, po i vije fundi. E tëra do të përfundoj deri më 10 shtator. Ju dëshiroj të diele relaksuese!”, kishte shkruar Lekaj në Facebook.

Por këto punime ende nuk kanë përfunduar.

Ky është premtimi i dytë i ministrit Lekaj për përfundimin e këtyre punimeve.

Në fillim të muajit maj, kur Ministria e Infrastrukturës kishte filluar punimet ishte premtuar se punimet do të përfundojnë brenda 55 ditëve të punës.

Punimet në rrugën në dalje të Prishtinës. E mërkure, 12 shtator 2018

“Segmenti i rrugës nacionale N25.2, do të jetë i gjatë 600 metra, me katër korsi dhe do të kushtojë 800 mijë euro, kurse punimet në zgjerim të këtij segmenti do të përfundojnë brenda 55 ditësh”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Punimet në rrugën në dalje të Prishtinës. E mërkure, 12 shtator 2018

Por, përgjegjësinë për këtë vonesë Ministria e Infrastrukturës ia kishte faturuar KEDS-it dhe Ujësjellësit.

“Në momentin e fillimit të implementimit të projektit në fjalë, operatori ekonomik, ka bërë kërkesë në KEDS, në KUR dhe këto dy ndërmarrje janë vonuar në përgjigjet e tyre ndaj situatës dhe të njëjtat nuk janë përgjigjur për shënimet e sakta gjatë projektimit dhe pastaj operatori ekonomik gjatë implementimit ka hasur në probleme të mëdha, në kabllot e rrymës dhe në instalimet e ujësjellësit dhe të atyre të ujërave të zeza”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Për 120 ditë, Ministria e Pal Lekajt nuk arrin t’i përfundojë 600 metra rrugë