array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Raportimi i rremë se gjithë stadiumi kishte thirrë “Rama ik”

Deklarata

Mbi 50 mijë Shqiptarë në Dortmund ‘Rama ik

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Mbishkrimi “Mbi 50 mijë Shqiptarë në Dortmund ‘Rama ik” është i rremë. Në ndeshjen në mes të Shqipërisë dhe Italisë që është zhvilluar në qytetin e Dortmundit në kuadër të EURO 2024, nuk ka pasur thirrje nga ndonjë grup i konsiderueshem nga 50 mijë tifozë ‘Rama ik’. Ka qenë një grup i tifozëve që shpalosën një baner me atë përshkrim. Mediat nuk kanë publikuar asnjë dëshmi që ndonjë pjesë e konsiderueshme nga 50 mijë tifozë kanë bërë thirrje “Rama Ik”, e thirrja nuk është dëgjuar as në transmetimin Live të ndeshjes në mes të Shqipërisë dhe Italisë. Të paktën dy tifozë që kanë qenë në stadium kanë thënë se nuk ka pasur thirrje të tilla në kor.

Artikulli

Më 15.06.2024 faqja Met’i Kosova (arkiva) shpërndau një fotografi prej ndeshjes së Shqipërisë në Euro 2024 të disa tifozëve që mbanin një baner në dorë me shkrimin “Rama ik”, duke thënë se “Mbi 50 mijë Shqiptarë në Dortmund ‘Rama ik’.

Në fotografi shihet vetëm një numër i vogël i tifozëve që mbanin atë baner, derisa nuk ka pasur thirrje në tërë stadimun për largim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Madje, disa media kanë raportiar se baneri ishte shpalosur nga ‘fansa të opozitës’, por mediat nuk kanë raportuar se i gjithë stadiumi kanë bërë thirrje “Rama ik”.

E ky postim ishte shpërndarë edhe nga kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha. Ai përmes një fotoje në rrjetin social Instagram (arkiva) kishte vënë mbishkrim: “Përshëndetjet më të përzemërta heronjve të Dortmundit”.

E për këtë baner ka reaguar edhe Xhelal Mziu, drejtues politik i qarkut Dibër nga Partia Demokratike i cili e ka shpërndarë fotografinë në rrjetin Facebook, por ai nuk ka thënë se i gjithë stadiumi kanë bërë thirrje “Rama ik”.

Deri sot, nuk ka raporte kredibile se kjo thirrje është bërë në gjithë stadiumin e Dortmundit.

Krypometri ka shikuar nëse ka pasur ndonjë raportim për thirrje të tillë nga e gjithë tifozeria në stadium, por nuk është gjetur ndonjë raportim i tillë, përpos raportimeve nga opozita në Shqipëri dhe portale e faqe ne internet që kanë raportuan për banerin në fjalë.

Krypometër ka kontaktuar më disa tifozë që kanë qenë në stadium. Asan Shkreta që ka qenë në stadium ka thënë se nuk ka pasur thirrje të tilla.

“Jo nuk kena thirr Rama IK, unë as nuk paskam ndëgjuar atë ditë këtë thirrje në stadion prej tifozëve, prej kur janë hapur dyert dhe deri kur janë mbyllur”- ka thënë ai për Krypometër.

Edhe Rexhë Gashi ka thënë se nuk ka pasur thirrje në kor kundër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Nuk është e vërtetë që ka pas thirrje Rama Ik në ndeshjen ndaj Italisë. Në dy ndeshje të Shqipërisë kam qenë në stadium dhe nuk ka pasë thirrje të tilla”- ka thënë ai për Krypometër.

Në ndeshjen mes Shqiqprisë dhe Italisë për EURO 2024 në Dortmund të Gjermanisë i pranishëm në stadium ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.