array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Pretendimi se një suplement ndihmon në humbjen e kilogramëve

Deklarata

H​u​m​b​j​e​ ​p​e​s​h​e​ ​p​a​ ​s​t​ë​r​v​i​t​j​e​ ​d​h​e​ ​d​i​e​t​a​ ​p​ë​r​ ​b​u​r​r​a​ ​d​h​e​ ​g​r​a

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli me titull “H​u​m​b​j​e​ ​p​e​s​h​e​ ​p​a​ ​s​t​ë​r​v​i​t​j​e​ ​d​h​e​ ​d​i​e​t​a​ ​p​ë​r​ ​b​u​r​r​a​ ​d​h​e​ ​g​r​a” është i rremë. Artikulli është publikuar në një faqe të internetit që përdorë imazhin e një portali që operon në Kosovë, Kosovo-Online. Kryeredaktori i portalit Kosovo-Online ka thënë se ata nuk e menaxhojnë faqen e internetit që ka publikuar artikuj për rekomandim të suplementeve për dobësim. Krypometër ka gjetur se në artikull janë përdorë mjekë fiktivë, si dhe të njëjtit janë ilustruar me fotografi që përdoren për ilustrim të profesionit të mjekut apo me fotografi të mjekëve rus. Nutricistja Dhurata Halabaku nuk e rekomandon këtë suplement për dobësim dhe i njëjti nuk ka Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Artikulli

Më datë 13.02.2024, faqja në Facebook, ‘Nunez Sparks’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “H​u​m​b​j​e​ ​p​e​s​h​e​ ​p​a​ ​s​t​ë​r​v​i​t​j​e​ ​d​h​e​ ​d​i​e​t​a​ ​p​ë​r​ ​b​u​r​r​a​ ​d​h​e​ ​g​r​a”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në faqet: ‘bino-ts.expert’ (arkiva) dhe ‘Babe Neruto’ (arkiva).

Artikulli është publikuar në një faqe të internetit që ka llogon e portalit “Kosovo Online”. Krypometër ka kontaktuar me kryeredaktorin e portalit Kosovo-Online.info, Ivica Simiq. Ai ka thënë se kjo faqe e internetit pa autorizim ka përdorë imazhin e portalit Kosovo-Online.

“Artikulli nuk është publikuar në portalin kosovo-online.info dhe kjo faqe e internetit nuk menaxhohet nga ky portal”- tha Simiq në përgjigje për Krypometër.

Tutje në artikull thuhet “ne garantojmë një humbje automatike të peshës prej 12 kg në katër javë!”.

Artikulli citon Ajla Hoda, Damir Hasani dhe Nermina Leka, që pretendohet se bota i njeh si ‘heronjë të rinj’ për punën që kanë bërë në humbjen e peshës.

Artikulli pretendon se këta tre “heronj të rinj”, kanë zbuluar një ilaç kundër obezitetit të quajtur, ‘Apolloss’.

Krypometër, përmes kërkimit të fotografive në Yandex ka gjetur se fotografitë e përdorura për të ilustruar profesionistët e përmendur shëndetësor janë marrë nga platforma për shitjen e fotografive që e ilustrojnë profesionin e punonjësit shëndetësor. 

Krypometër ka kontrolluar nëse këta të tre, (Hoda, Hasani dhe Leka), bëjnë pjesë në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Por, në listën e kësaj Ode nuk ka asnjë doktor me emrin, Ajla Hoda, Damir Hasani dhe Nermina Leka.

Në artikull është cituar edhe “Eduart Isufi, Mjek i kategorisë më të lartë, popullarizues i mjekësisë moderne, mjek kryesor në spitalin e qytetit”. Në listën e mjekëve të licencuar për të ushtruar këtë profesion në Kosovë të publikuar nga Oda e Mjekëve nuk figuron asnjë mjek me emrin Eduart Isufi.

Krypometër, përmes kërkimeve në Yandex, ka gjetur se për ilustrim të mjekut Eduart Isufi është përdorë fotografia e mjekut rus, Sergey Kurshev

Krypometër ka pyetur nutricionisten, Dhurata Halabaku lidhur me këtë suplement që rekomandohet përmes këtij shkrimi.

“Ne nuk i rekomandojmë këto suplemente, por po bijnë pre shumë persona nga këto reklama në internet. Për të parë se prej çfarë po vjen pesha e tepërt, duhet hulumtuar, analiza, etj”- tha Halabaku.

Krypometri ka kontrolluar nëse ky suplement bën pjesë në listën e produkteve që kanë Autorizim marketingu dhe ka gjetur se produkti ‘Apolloss’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale prandaj edhe nuk mund të ofrohet për shitje dhe përdorim klinik.