array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi se një produkt heq parazitët

Deklarata

“Heq qafe parazitët krimbat në 30 ditë!”

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Heq qafe parazitët krimbat në 30 ditë!” është i rremë. Në këtë artikull janë përdorë mjekë fiktivë. Krypometër ka verifikuar se asnjë mjek me emrin Ardian Dervishi nuk është i licencuar për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë. Edhe fotografia e përdorur në këtë artikull nuk i përket Ardian Devishit, pasi e njëjta është në shitje për të ilustruar profesione të ndryshme. Profesionistët shëndetësor rekomandojnë procedura të tjera për trajtimin e parazitëve.

Artikulli

Më 12.06.2024 faqja në Facebook,Christiana Andrews’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Heq qafe parazitët krimbat në 30 ditë!”.

“Sëmundjet e shkaktuara nga parazitët ndodhin shpesh. Ilaçet për zhdukjen e tyre janë të shumta, por një nga të parët ishte Germostop. Për dhjetë vjet, cilësohet si një mjet i besueshëm me rezultatin më të shpejtë. Unë ua përshkruaj Germostop pacientëve për trajtimin dhe parandal…”- pretendohet në këtë artikull.

Edhe në faqen tjëtër në Facebook, ‘Dr. Rosanna Dickerson’ (arkiva) është shpërndarë i njejti artikull me titull ‘Çfarë duhet të bëhet nëse në trup shfaqen papiloma, majasht, ‘lëkurëz’ ose pika të kuqe? Ky është një pararojë e sëmundjeve të rrezikshme të lëkurës. Ja zgjidhja e këtij kërcënimi… lexoni më shumë”.

I njëjti është shpërndarë edhe në faqen e internetit ‘cashkoval.com’ (arkiva) me titull “Për shumë njerëz, kjo pranverë do të jetë e fundit në jetën e tyre… Ardian Dervishi ka paralajmëruar njerëzit me papiloma rreth rrezikut vdekjeprurës”.

Artikulli ki se citon Ardian Dervishin për të cilin thuhet se është “ndër specialistët më të mirë në fushën e sëmundjeve infektive në vend dhe autor i metodave unike të pastrimit të trupit, të cilat përdoren në të gjithë botën”.

Krypometri përmes ‘Tin Eye’ ka verifikuar fotografinë, me të cilën është ilustruar Dr. Dervishi, dhe ka gjetur se kjo fotografi është në shitje dhe mund përdoret si ilustrim i personave duke punuar në kompjuter.

Bazuar në Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë secili profesionist shëndetësor duhet të licencohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Lista e gjithë mjekëve të licencuar e që mund të ushtrojnë profesionin e tyre në Kosovë është e publikuar në ueb-faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Krypometri ka kërkuar në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës por aty nuk fuguron asnjë doktor me emrin Ardian Dervishi. 

Krypometër ka pyetur Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale nëse ky produkt është pjesë e Listës së produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në kërkesën si më poshtë po ju njoftoj se produkti “Germostop” sipas kërkesës së më poshtme dhe sipas fotos së bashkangjitur nuk posedon Autorizim Marketing në departamentin e AM-së”– thuhet në përgjigjen e Muhamer Beshirit, Shef i Divizionit në Departamentin e Autorizim Marketingut.

Agjencioni Kosovar për Produkte dhe Paisje Medicinale është insitucion i cili kontrollon shitjen dhe rregullon procesin e importit të ilaçeve në Kosovë. Sipas ligjit për produkte dhe pajisje medicinale asnjë medikament mjekësor, përfshirë vitaminat, nuk guxojnë të shiten në Kosovë pa lejen e këtij institucioni.

Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale cakton se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”.

Krypometër ka kontaktuar me Rexhep Morinën, specialist i Dermatologjisë, i cili ka thënë se trajtimi i papillomave në Kosovë bëhet bazuar në protokolet shëndetësore në të cilat parashihen barnat që kanë Autorizim të Marketingut.

“Varësisht prej nëntipit, kemi edhe prezencë të lythave të njohur si verrucae vulgaris, genitalis (condylloma) si dhe fibromave nëpër regjione të ndryshme. Trajtohen me metoda dhe preparate të ndryshme si: Kryotherapi (azot i lëngët), termokauter, laser dhe preparate si: TCA, podophilotoxin, imiquimod, etj..”- ka thënë Morina për Krypometër.