array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Premtimi i Lumir Abdixhikut për përfundimin e punimeve në rrugën e Veternikut

Deklarata

Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë.

Lumir Abdixhiku

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Më shumë se dy vjet kanë kaluar që kur ka nisur zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në dalje të Prishtinë, që njihet si Vetërniku. Pas shembjes dhe dheut, u ndalua puna ndërsa ministria e Infrastrukturës asnjëherë nuk e bëri publik raportin që tregon se i kujt ishte faji për shembjen e dheut dhe kush do t’i bartë shpenzimet për mbulim të kostos. Tashmë, ministri Lumir Abdixhiku ka premtuar se tash kanë nis punimet të cilat do të përfundohen me 1 korrik.

Artikulli

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë nisur punën në përpjetëzën e Veternikut, në ndërtimin e murit anash rrugës.

Sipas tij, përveç që rruga duket e shëmtuar, ajo është e rrezikshme.

“Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqytet, ajo simbolizon neglizhencën”, ka shkruar Abdixhiku.

Ministri në detyrë, ka njoftuar se për 40 ditë do të përfundojë ndërtimi i murit.

“40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë. Dita e parë nisi sot”, ka shkruar në fund ministri Abdixhiku.