array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com

Parregullsitë dhe Dënimi i Komisionerit të PDK-së

Deklarata

Ramiz Lladrovci

Vlerësimi

Rrenë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka gënjyer kur ka thënë se shkeljet në zgjedhjet e fundit në Drenas janë kryer vetëm nga përfaqësuesit e NISMA-s.

Komisioneri i PDK-së Ilir N. është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi është vërtetuar se komisionerët e qendrës së votimit me numër 0316e/02d kanë shkelur rregullat. Komisionerit të PDK-së, Ilir Nika i është ndaluar  pjesëmarrja në zgjedhje në kohëzgjatje prej 3 vjetësh për shkak të parregullsive.

Artikulli

Në emisionin “Rubikon” të KTV-së Ramiz Lladrovci i ka përshëndetur të gjithë qytetarët e Drenasit për korrektësinë gjatë votimit, ndërsa ka thënë se incidentet e vogla ishin të nxitura nga Nisma.

Kjo deklaratë vlerësohet si e pavërtetë për faktin se monitoruesit e KALLXO.com kishin vërejtur parregullsi gjatë procesit të votimit në Drenas. Madje parregullsi janë vërejtur edhe në kuadër të komisionerëve të PDK-së të kryera në fshatin Gllanasellë nga vjen vetë Lladrovci.

Parregullsitë janë kryer nga komisioneri i PDK-së. Në vendimin e datës 07.12.2016, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjetur se komisionerët e qendrës së votimit me numër 0316e/02d kanë shkelur rregullat. Me vendimin e PZAP-it komisionerëve duke përfshirë edhe komisionarin e PDK-së Ilir N. u është ndaluar  pjesëmarrja në zgjedhje në kohëzgjatje prej 3 vjetësh për shkak të parregullsive. Në mesin e antarëve të ndëshkuar është edhe komisionerja e Nismës Fidaije Z.

Vendimi i PZAP-it është marrë duke u bazuar në ankesën dhe dëshmitë e dorëzuara nga BIRN-i dhe “Internews Kosova”.