array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Komuna e Gjilanit

Ndërtimi i rrugës Gjilan-Prishtinë nën lupën e Krypometrit

Deklarata

Deklarata e Lutfi Hazirit në 2017 – Ndërtimi i rrugës 3.2 km në drejtim të Prishtinës, prej tunelit deri në lagjen Gllama në Bresalc, ka kaluar të gjithë procesin e projektit, e dëgjimit, edhe buxhetimin, ne kemi gjetur paratë, Banka Europiane për Zhvillim me seli në Londër i paguan edhe Qeveria e Kosovës, Komuna e ka dhënë lejen, natyrisht në përputhje me plane dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Më 30 korrik 2020, më shumë se dy vjet e gjysmë nga betimi i Hazirit si kryetar i Komunës së Gjilanit, ka nisur ndërtimi i pjesës së parë të rrugës me katër korsi, Gjilan-Prishtinë. Krypometri do të vazhdojë të monitorojë këtë projekt deri në përfundimin e tij.

Artikulli

Në fushatën zgjedhore për kryetar të Komunës së Gjilanit në vitin 2017, Lutfi Haziri kishte premtuar se gjatë mandatit të tij të tretë në krye të Gjilanit do të ndërtojë rrugën në drejtim të Prishtinës, prej tunelit deri në lagjen Gllama në Bresalc.

Ndërtimi i rrugës 3.2 km në drejtim të Prishtinës, prej tunelit deri në lagjen Gllama në Bresalc, ka kaluar të gjithë procesin e projektit, e dëgjimit, edhe buxhetimin, ne kemi gjetur paratë, Banka Europiane për Zhvillim me seli në Londër i paguan edhe Qeveria e Kosovës, Komuna e ka dhënë lejen, natyrisht në përputhje me plane dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve”, kishte premtuar Lutfi Hazirit në Debat Pernime në vitin 2017.

Më shumë se dy vjet e gjysmë që nga betimi i Hazirit si kryetar i Komunës së Gjilanit, më 30 korrik 2020, ka nisur ndërtimi i pjesës së parë të rrugës me katër korsi, Gjilan-Prishtinë.

Pjesa e parë e rrugës me gjatësi prej 3 kilometrave dhe me kosto prej 3.9 milionë euro financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nën garantimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni të organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Arianit Blakaj nga BERZh, zv.ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriu dhe përfaqësues të tjerë.

Kryetari Haziri ka theksuar se ky projekt është i rëndësisë së veçantë sepse këtë aks rrugor e shfrytëzojnë rreth 70 për qind e qytetarëve të Gjilanit dhe regjionit.

“Rruga “Madeleine Albright” është e rëndësisë së veçantë, përpos emrit që bart, rregullon infrastrukturën nëntokësore dhe krijon një qasje dhe rregull krejt ndryshe me kushte të larta moderne. Në këtë projekt, pos asfaltimit e zgjerimit të rrugës, janë të parapara edhe investimet nëntokësore e ndriçimi, me ruajtjen edhe të impaktit në ambient, duke bërë kështu ndryshimet përfundimtare edhe në këtë zonë urbane që e lidh Gjilanin me kryeqendrën, Prishtinën”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa në fjalën e tij, Arianit Blakaj, përfaqësues i  BERZh-it në Kosovë, ka thënë se  ky është projekti i parë që bëhet në infrastrukturë dhe ka kaluar nëpër procedura shumë strikte dhe ky është një projekt që hap rrugën edhe për shumë projekte të tjera, për implementim shumë më të shpejtë.

Lutfi Haziri erdhi në pushtet në Gjilan për herë të tretë pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 19 nëntor kishte fituar me 63.9 për qind të votave kundrejt kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili kishte marrë 36 për qind të votave.

Me 22 dhjetor 2017, një muaj pasi doli fitues i zgjedhjeve lokale ai bëri betimin në Kuvendin Komunal si kryetar i Komunës së Gjilanit për mandatin e dytë me radhë dhe të tretin në përgjithësi.