array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Manipulimi i fotografisë së trenit të Zvicrrës 

Deklarata

Zvicra ka shkru në vagon të trenit ‘Kosova Albania’ per nder të Shqiptarëve dhe futbollistéve që kan ba historinë në Zvicër

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Zvicra ka shkru në vagon të trenit ‘Kosova Albania’ per nder të Shqiptarëve dhe futbollistéve që kan ba historinë në Zvicër” është i rremë. Zvicrra nuk e ka shkruar në trena “Kosova is Albania”, siç pretendohet në këtë postim. Fotografia është e manipuluar. Kjo fotografi është e vjetër dhe për herë të parë është publikuar në vitin 2017, në kohën kur Serbia kishte nisur një tren me simbole nacionaliste serbe në drejtim të Mitrovicës së Veriut.

Artikulli

Më 18.01.2024 faqja në Facebook ‘Krejt shqiptarë’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të një treni në të cilin shihet përshkrimi “Kosovo is Albania”.

Ky postim është shpërndarë (arkiva) edhe në faqe tjera në internet, të cilat pretendojnë se menaxhmenti i hekurudhave në Zvicër kanë marrë këtë hap në nderim të lojtarëve me prejardhje shqiptare që janë pjesë e kombëtarës së Zvicrrës që luan në Kampionatin Europian të Futbollit që po mbahet aktualisht në Gjermani.

Kësaj fotografie i është vënë mbishkrimi “Zvicra ka shkru në vagon të trenit “Kosova Albania” per nder të Shqiptarëve dhe futbollistéve që kan ba historinë në Zvicër”.

Krypometër, përmes kërkimit në “Google Image” ka gjetur se treni i përket Hekurudhave Federale të Zvicrës dhe se në të nuk ka mbishkrim “Kosovo is Albania”.

Ndërsa, përmes “Google Fact Check Tools”, Krypometër ka gjetur se fotografia për herë të parë ishte publikuar në vitin 2017, në kohën kur në Kosovë ishte kriza e trenit me simbole nacionaliste serbe që ishte nisur nga Nishi në drejtim të Mitrovicës së Veriut

Në atë kohë, gazeta Zvicerrane Blik.ch kishte shkruar se fotografia e trenit me mbishkrimin “Kosovo is Albania” është e manipuluar dhe ajo ishte bërë në kundërpërgjigje ndaj krizës së trenit me simbole nacionaliste serbe që ishte nisur për në Kosovë.

Në vitin 2017, kjo fotografi ishte publikuar në disa faqe të rrjeteve sociale, si: ‘I’m Albanian’, ‘SHQIPERIA IME’, ‘Kosova/Shqipria’, 

Zvicrra është duke marrë pjesë në Kampionatin Europian të Futbollit “UEFA EURO 2024”. Në ekipin e Zvicrrës janë tre futbollistë me origjinë shqiptare: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Zvirra ka kaluar në çerekfinale e këtij Europiani pasi ka mposhtur Italinë me rezultat 2:0.