array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrimi: KALLXO.com

Lajmi i rremë për ushtarët e vrarë në Ukrainë

Deklarata

Publikohen pamje të rënda të ushtarëve të vrarë në qytetin e Ukrainës

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e ballinës së lajmit nuk ka të bëjë me ushtarë të vrarë. Fotografia tregon trupat ruse në një stacion hekurudhor në Dolbino, Rusi, jo shumë larg kufirit me Ukrainën, duke treguar kushtet e vështira të ushatrëve.

Artikulli

Në ueb faqen https://news426media.com/, është publikuar një fotografi me pretendimin se janë ushtarë të vrarë në një qytet të Ukrainës.

Lajmi ka titullin Publikohen pamje të rënda të ushtarëve të vrarë në qytetin e Ukrainës”, i publikuar më 8 mars 2022.

I njëjti lajm është shpërndarë edhe në Facebook, në faqen me emrin “Vizioni.al”, “Alb info”, “Vizioni.ks” dhe “Vizioni.info”, po ashtu më 8 mars 2022.

Por në fakt, fotografia e ballinës së lajmit nuk ka të bëjë me ushtarë të vrarë.

Fotografia tregon trupat ruse në një stacion hekurudhor në Dolbino, Rusi, jo shumë larg kufirit me Ukrainën, duke treguar kushtet e vështira të ushatrëve.

Për këtë ka raportuar edhe gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”. Gjithashtu media ukrainase “KyivPost”, ka publikuar fotografinë, duke iu referuar “The Russian Committee of Soldiers Mothers”.