array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Haskuka mban premtimin për transformimin e administratës komunale

Deklarata

“Qëllimi i katërt është Administratë dhe shërbime publike efikase dhe transparente, modernizimi dhe digjitalizimi i qendrës për shërbim të qytetarëve”, kishte deklaruar Haskuka me datën 27 shtator 2017.

Vlerësimi

E vërtetë

Komuna e Prizrenit me 9 mars ka përuruar objektin e ri “one stop shop”  të Administratës Komunale.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në debatin “Jeta në Kosovë”, kishe deklaruar se brenda mandatit katër vjeçar do të krijonte qasje më të lehtë dhe transparente për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

“Qëllimi i katërt është Administratë dhe shërbime publike efikase dhe transparente, modernizimi dhe digjitalizimi i qendrës për shërbim të qytetarëve”, kishte deklaruar Haskuka me datën 27 shtator 2017.

Komuna e Prizrenit me 9 mars ka përuruar objektin e transformuar të Administratës Komunale.

Përmes një projekti të Bankës Botërore, Komuna e Prizrenit është komuna e parë në Kosovë që ka të realizuar projektin qendra e shërbime me një ndalesë, One Stop Shop.

Në publikimin e Haskukës të datës 9 mars, thuhet se kjo qendër do t’u kursejë qytetarëve 154,139 Euro në vit nga aspekti material dhe kohor, ndërsa bizneset rreth 610,847 Euro në vit.

“Pas analizës së shërbimeve dhe procedurave komunale me Bankën Botërore dhe IFC-në, ku janë analizuar rreth 290 shërbime dhe procedura, rreth 60% janë thjeshtësuar. Kjo ishte aspekti programatik. Si pasojë e kësaj qytetarët do të kursejnë 154,139 Euro në vit nga aspekti material dhe kohor, ndërsa bizneset rreth 610,847 Euro në vit”, thuhej në publikimin e Haskukës.

Haskuka thotë tutje se kursimet totale vjetore për qytetarë dhe biznese 765,694 Euro, sipas raportit të IFC.

Me 18 mars të vitit 2019, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit kapital për “Ndërtimin e Pikës së vetme të kontaktit (ONE STOP SHOP)” në Prizren.

Vlera e parashikuar e projektit ka qenë rreth 1 milion euro, për të cilin Komuna e Prizrenit do të financojë 50 mijë euro, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal deri në 200 mijë euro, kurse Ministria e Administratës Publike do të financojë pjesën tjetër të projektit deri në finalizim.

Drejtori i Administratës në komunën e Prizrenit, Osman Hajdari ka thënë për KALLXO.com se ky projekt do të lehtësojë për qytetarët qasjen në dokumentacionet e nevojshme.

“Gjithë ky projekt është në shërbim të qytetarëve të Prizrenit që t’i marrin shërbimet me një ndalesë. Ne kemi reformuar qendrën që qytetarëve t’u mundësojmë marrjen e dokumenteve me një ndalesë. Përmes një projekti tjetër të Bankës Botërore ë kemi bërë inventarizimin e procedurave administrative”, thotë Hajdari.

Hajdari ka thënë se e veçanta e gjithë projektit është krijimi i qasjes së lehtë të qytetarëve me nevoja të veçanta, të cilët përveç infrastrukturës, sot ë kenë një zyrtarë të caktuar, i cili do t’u kryejë të gjitha shërbimet komunale.

Haskuka ne zgjedhjet komunale të vitit 2017, transformimin e Administratës Komunale e ka pasur njërin ndër katër prioritetet.