array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Fotografia e pilotit “fantazmë” të Ukrainës është bërë në vitin 2019

Deklarata

Ky është piloti “fantazmë” i Ukrainës që rrëzoi 6 avionë rus

Media

Vlerësimi

Me kos

Kjo nuk është fotografia e pilotit fantazmë që rrëzoi 6 avionë rus. Fotografia është bërë në vitin 2019. Ajo është shpërndarë së fundmi nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter, por e njëjta ishte publikuar edhe në vitin 2019 nga i njëjti institucion duke treguar se janë testuar helmetat franceze.

Artikulli

“Ky është piloti “fantazmë” i Ukrainës që rrëzoi 6 avionë rus” thuhet në artikullin e publikuar në ‘InFokus’ më 25 shkurt.

Ata kanë shkruar se në luftimet Rusi – Ukrainë, një pilot i flotës ajrore ukrainase ka marrë pseudonimin “Fantzma e Kievit”, duke e publikuar publikuar brenda artikullit një fotografi të një piloti.

Edhe disa faqe të tjera në Facebook kanë bërë publikime të fotos së këtij piloti, duke përfshirë: “Sprint Plus”,Bulqiza Info” dhe “Gazeta Koha”.

Këtë foto e ka shpërndarë edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter nga një faqe tjetër.

Por, fotoja e pilotit është e vitit 2019.

Në vitin 2019, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës kishte publikuar foto të këtij piloti, por që ishin duke i testuar helmetat franceze.

Edhe Qendra për Strategjitë e Transportit që merret me lajme dhe analiza rreth transportit në Ukrainë dhe në botë ka publikuar foto të pilotit në vitin 2019.

Foto në vitin 2019 të të njëjtit pilot janë publikuar nga organizata ukrainase “Qendra Ushtarake e Ukrainës”.