array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti duke kryer detyrimet financiare të Tatimit në Pronë, Foto: Facebook

Edhe një premtim për shkollën ‘Halil Alidema’ nga qeverisja e Sokol Halitit

Deklarata

Sipas mbikëqyrësit të projektit punimet janë kryer diku 75% e punëve janë të kryera. Sipas mbikëqyrësit të projektit shpresojmë se prej shatorit pra me fillimin e viti shkollore nxënësit duhet të fillojnë në objektin e ri me mësime

Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Viti, Bastri Aliu

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Meqë deri më tash janë huqur disa data kur do të bëhet funksionalizimi i Shkollës, krypometri do të vazhdojë të monitorojë nëse shkolla do të jetë funksionale në shtator.

Artikulli

Objekti i shkollës ‘Halil Alidema’ në Pozheran të Komunës së Vitisë pritet të jetë i gatshëm në shtator të këtij viti. Kështu ka thënë për KALLXO.com drejtori i Drejtorisë për Arsim, Bastri Aliu.

“Sipas mbikëqyrësit të projektit punimet janë kryer diku 75% e punëve janë të kryera. Sipas mbikëqyrësit të projektit shpresojmë se prej shatorit pra me fillimin e viti shkollore nxënësit duhet të fillojnë në objektin e ri me mësime”, tha Aliu.

Aliu ka arsyetuar vonesat që kanë ndodhur me ndërtimin e kësaj shkolle.

“Objekti nuk është i gatshëm pasi ketë projekt e financon dhe e mbikëqyr Ministria e Punëve të Brendshme, ne vazhdimisht si komunë kemi kërkuar që punimet të kryhen më shpejt por nuk ka pasur sukses”, tha ai.

Shkolla ‘Halil Alidema’ iu ishte premtuar vitiasve nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti që nga viti 2016.

Premtimi i fundit kishte qenë më 23 tetor 2020 në emisionin ‘Jeta në Komunë’.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kishte premtuar që gjysmë vjetorin e dytë, 477 nxënësit e Shkollës ‘Halil Alidema’ në Pozheran do të fillojnë  në objektin e ri.

 “Ne po shpresojmë shumë që pjesën e dytë të vitit shkollor, shkolla të kompletohet, besoj që në gjysmë vjetorin e dytë do të jemi gati”, ka thënë Haliti më 23 tetor.

Gjysmëvjetori i dytë filloi më 18 janar dhe nxënësit ende nuk janë ulur në bankat e reja, por kanë vazhduar mësimet në objektin e shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në të cilën mësimi mbahet në tri ndërrime. Ky premtim është cilësuar si rrenë nga Krypometri ne artikullin e publikuar pas fillimit te gjysmëvjetori të dytë.

Në debatin ‘Jeta në Komunë’ në vitin 2016 i pari i Vitisë kishte thënë që shtatori i vitit 2017 do t’i gjejë nxënësit në shkollën e re.

“Shkolla e re tash ka hy në buxhet, sepse shkolla e re na nevojitet aty. Ndërtimi i shkollës së re do të fillojë shumë shpejt… Do të bëhet edhe revitalizimi i kësaj shkollës së vjetër në mënyrë që deri më 2017-tën (të kryhet shkolla e re)”, ka thënë Haliti.

Që nga viti 2012, shkolla ‘Halil Alidema’ është konsideruar si e papërshtatshme për mbajtjen e mësimit nga inspektorati në Viti.

Mirëpo nxënësit kishin mbajtur mësimin aty deri në nëntor të viti të 2019 kur tërmeti me epiqendër në Shqipëri e shkatërroi edhe më shumë këtë shkollë duke e bërë të pamundur mbajtjen e mësimit në të.

Shkolla në Pozharan të Vitisë nuk është gati as për gjysmëvjetorin e dytë