array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Detaje të rreme nga protesta në Serbi

Deklarata

Lajm Historik!! Nuk Do Ta Besoni, Vuçiç-it Po I Ndodh Më E KEQJA Në Serbi, qindra protestues kërkojnë dorëheqjen e Vuçiq-it

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli “Lajm Historik!! Nuk Do Ta Besoni, Vuçiç-it Po I Ndodh Më E KEQJA Në Serbi, qindra protestues kërkojnë dorëheqjen e Vuçiq-it” nuk është i bazuar në fakte. Asgjë historike nuk ka ndodhur në Serbi, pasi protesta të ngjashme, por edhe më të mëdha kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Një protest me qindra pjesëmarrës nuk mund të cilësohet se “Vuçiç-it Po I Ndodh Më E KEQJA Në Serbi”.

Artikulli

Më 27 nëntor 2022 faqja e internetit Shqipet publikoi një lajm me titull “Lajm Historik!! Nuk Do Ta Besoni, Vuçiç-it Po I Ndodh Më E KEQJA Në Serbi, qindra protestues kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç-it”.

I njëjti lajm u shpërnda edhe në portale e faqe tjera si: Fresh Lajme, Pamfleti.com, Jeta në Prishtinë, Gazeta Parlamenti, Gazetta Drita, Gazeta NKosovë, Tv Rapsodet, Zëri i Diasporës

Në artikull thuhet se protesta kishte të bente me kundërshtimin e punimeve në minierën e  Rio Tinto.

Por, në artikull nuk jepen detaje pse ky lajm është historik. Nuk janë ofruar fakte e nuk janë cituar burime kredibile as sa i përket konstatimit që “Vuçiç-it Po I Ndodh Më E KEQJA Në Serbi”.

Protesta të ngjashme ku kërkohet dorëheqja e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk janë risi e as nuk është lajm historik siç thuhet në titull.

Protesta në kundërshtim të qeverisjes së Vuçiq ka pasur në vazhdimësi në Serbi.

Përshkrimi i titullit në këtë formë bëhet më qëllim për të tërhequr sa më shumë vëmëndje të lexuesëve por edhe shpërndarje e lajmeve të paverifikura.