array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM

Deklarata e rreme që pretendohet se u tha nga Kurti për presidentin Macron

Deklarata

O makron rri urtë se vallahi t’shkarkoj edhe ty

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me përmbajtjenO makron rri urtë se vallahi t’shkarkoj edhe ty”– është i rremë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë të tillë.

Artikulli

Më 17 tetor 2023 profili në Facebook “Diaspora Vetëvendosje” (Arkiva) publikoi një fotografi ku shihet kryeministri Albin Kurti.

Fotografia e publikuar kishte edhe një përshkrim në pjesën lartë ku thuhet: “O makron rri urtë se vallahi t’shkarkoj edhe ty”. Gjithashtu, poshtë fotografisë shkruhet: “Se Liberalizimi ka ndodh Fardje oj lop”.

Fotografia dhe përshkrimi i saj i publikuar në profilin e Facebook-ut “Diaspora Vetëvendosje” mori mbi 150 pëlqime, 27 komente e 7 shpërndarje.

Krypometri më 29/10/2023 verifikoi nëse deklarata e tillë është thënë nga Kryeministri, Albin Kurti.

Në një deklarim për Krypometër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se deklarimi i shpërndarë nga profili në Facebook “Diaspora Vetëvendosje” është i pavërtetë.

“E pavërtetë. Një deklaratë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga kryeministri Kurti për presidentin francez Macron”– deklaroi Kryeziu më 29/10/2023.

Krypometër kontrolloi edhe në profilin zyrtar të Kryeministrit Albin Kurti për të parë nëse një deklaratë e tillë është thënë. Në publikimet nga data 1 shtator 2023 deri me datë 29 tetor 2023 nuk është gjetur një përmbajtje e tillë. 

Me 17 tetor 2023 Presidenti Francez Macron vizitoi Tiranën. Atje ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe gjatë fjalimeve pati adresime edhe për Kosovën. 

Gjatë konferencës për shtyp, përkthyesja zyrtare e keqinterpretoi një pjesë të deklaratës së Macron për qështjen e vizave për Kosovë. Deklarata e Macron më pas shërbeu për një varg lajmesh të rreme të prodhuara nga kjo konferencë

Lajmet më pas u demantuan me burime zyrtare, përfshirë sqarimet nga qeveria Franceze.