array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Shpend Ahmeti - Foto: KALLXO.com

‘Çalimi’ i Auditorit të brendshëm në Komunën e Prishtinës

Deklarata

Ligji: Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë

 

Ligji

Vlerësimi

Me kos

Njësia e Auditimit të Brendshëm në Komunën e Prishtinës pothuajse ka qenë jofunksionale për dy vjet. Auditori i Jashtëm ka gjetur se kjo njësi ka kryer një numër shumë të vogël të auditimeve, ndërkohë që Komiteti i Auditimit nuk ka qenë funksional. Në komunën e Prishtinës thonë se Komiteti i Auditimit është formuar në fillim të 2018-ës dhe gjatë vitit të kaluar ka mbajtur pesë takime, një më shumë se kërkesa ligjore.

Artikulli

Komuna e Prishtinës ka themeluar Komitetin e Auditimit më 6 mars 2018, me anëtarët që parashihen në udhëzimin administrativ NR. 01/2019.

Në përgjigjen që KALLXO.com ka marrë nga Komuna e Prishtinës, thuhet se janë respektuar pozitat për anëtaret e jashtëm dhe kuota gjinore.

“Komiteti i Auditmit është themeluar me datën 06.03.2018 duke u bazuar në Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe Udhëzimin Administrativ për themelimin e Komiteteve të Auditimit. Janë respektuar pozitat për anëtarët e jashtëm dhe kuota gjinore. Komiteti i Auditimit është në përbërje prej tre anëtarëve: Visar Berisha – Kryesues, Blerina Uka – Anetare dhe Milaim Peci – Anetar”, thuhet në Komunës së Prishtinës për KALLXO.com.

Sipas përgjigjes së komunës ky komitet gjatë vitit 2018 ka mbajtur 5 takime.

Në gjetjet e raportit të auditimit të vitit 2017 thuhet se Komuna e Prishtinës ka pasur funksionim të dobët të Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

Përkundër rekomandimeve të dhëna dhe zotimit të menaxhmentit për funksionalizimin e NjAB-së, kjo njësi në Komunën e Prishtinës pothuajse ka qenë jo funksionale edhe gjatë vitit 2017.

“Kjo njësi ka nxjerrë vetëm një raport të auditimit lidhur me procesin e menaxhimit te të hyrave në “Bibliotekën Hivzi Sylejmani”, si dhe tri auditime ishin në proces, të cilat kishin filluar me kërkesë të menaxhmentit. Auditimet në proces kishin të njëjtin fokus dhe kishin të bënin me “Teatrin Dodona”, “Arkivin Komunal” dhe në “Qendrën Kulturore të Fëmijëve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se gjatë vitit 2017 nuk ishte themeluar Komiteti i Auditimit (KA), i cili do ta mbështeste menaxhmentin në përmirësimin e kontrollit të brendshëm, duke siguruar pavarësinë e NjAB-së, mbikëqyrjen e planeve dhe monitorimin e zbatimit të rekomandimeve. Komiteti është themeluar në vitin 2018 dhe Plani strategjik dhe Plani vjetor i punës ishin përgatitur, por nuk ishin aprovuar dhe nënshkruar nga Zyrtari Kryesor Administrativ.

Ndërsa është parë rreziku nga mosfunksionimi adekuat i kësaj njësie ndikon që niveli i kontrolleve të brendshme të mos përmirësohet dhe rrezikon që gabimet dhe mangësitë e njëjta të vazhdojnë të përsëriten.

Derisa si pasojë e mos funksionimit të Komitetit të auditimit shkaktohet mungesa e sigurisë dhe këshillave që i ofrohen menaxhmentit në lidhje me rreziqet, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditimit. Në veçanti kjo mund të rezultojë me mangësi në realizimin e planeve të NJAB-së dhe zvogëlon sigurinë se rekomandimet e auditimit janë pranuar dhe zbatuar.

Ndërsa është rekomanduar se Kryetari, në bashkëpunim me kryesuesin e Komitetit të Auditimit dhe Drejtorin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm duhet të analizojnë situatën aktuale dhe të sigurojë funksionimin normal të aktiviteteve të auditimit të brendshëm komfor kërkesave ligjore me qëllim të arritjes së objektivave.

Hapat e parë duhet të jenë aprovimi i statutit dhe planeve të NJAB-së, ndërsa me pas përmes një komiteti efektiv të ndihmojnë aktivitetet operative në vazhdim, më fokus në adresimin e rekomandimeve, në mënyrë që përfitimet nga auditimi i brendshëm të jenë sa më të larta.

Ndërsa gjatë vitit 2016 përveç një auditimi të veçantë të kërkuar nga kryetari i komunës mbi procedurat për tjetërsim të pasurisë jo financiare në Qendrën e Mjekësisë Urgjente, NjAB nuk ka kryer asnjë auditim të brendshëm. Ky komitet në mungesë të kryesuesit të komitetit i cili kishte dhënë dorëheqje në vitin 2015, komiteti nuk kishte mbajtur ndonjë mbledhje dhe njëkohësisht nuk është caktuar ende kryesuesi i ri.

Në anën tjetër mos funksionimi adekuat i auditimit të brendshëm ka zvogëluar sigurinë e menaxhmentit në të gjitha institucionet vartëse të saj.

“Mos funksionimi adekuat i sistemit të auditimit të brendshëm, zvogëlon sigurinë që i ofrohet menaxhmentit në lidhje me funksionimin e sistemeve kyçe financiare, sidomos në një ambient organizativ si Komuna e Prishtinës, ku ka një numër të shkollave, institucioneve vartëse apo edhe njësive tjera të cilat krijojnë të hyra dhe shpenzime të cilat do të duhej t’i nënshtroheshin një numri auditimesh të kohëpaskohshme”, thuhet në raport.

Tutje është rekomanduar kryetari duhet të merr masa të menjëhershme që të zgjidhë problemin e funksionimit të plotë të NJAB, ndërkohë që përfitimet nga këto shërbime janë minimale dhe gati pa kurrfarë ndikimi.

Komiteti i Auditimit duhet t’i rishikoj rezultatet e auditimit të brendshëm dhe veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm.

Neni 20 i Ligjit për për kontrollin e brendshëm të financave publike thotë se Komiteti i Auditimit është organ i pavarur këshillëdhënës për udhëheqësin e subjektit të sektorit publik, dhe mbështetës për auditorët e brendshëm.

Të gjitha institucionet publike janë të obliguara që të themelojnë Komitetin e Auditimit në bazë të kritereve të vendosura nga Ministri i Financave.

“Komiteti i Auditimit përbëhet nga tre (3) ose pesë (5) anëtarë, ku dy të tretat (2/3) janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik”, thuhet në nenin 20.

Ndërsa, neni pasues flet për pavarësinë funksionale të njësisë së auditimit të brendshëm.

“Njësia e auditimit të brendshëm ushtron funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe i raporton drejtpërdrejt vetëm udhëheqësit të subjektit të sektorit publik dhe e njofton Komitetin e Auditimit. Në raport me strukturat tjera organizative në subjektin e sektorit publik, njësia për auditimin e brendshëm ka pavarësinë funksionale në planifikimin e punës së auditimit, në kryerjen e auditimit dhe në raportim”, thuhet në pikën 1 dhe 2 të nenit 21 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike.